Shko te përmbajtja

Lufta e Panonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lufta e Panonisë e njohur edhe si Bellum Panonicum ka qenë një luftë që është zhvilluar nga viti 14 deri në vitin 10 p.e.s. në zonën e Panonisë jugore, midis fiseve panoniane dhe ushtrisë romake. Duhet theksuar se ndër historianët romakë ka pak interesim për Ilirikun, sepse pas luftërave të Oktavianit të viteve 35-33 pushtimi i Ilirisë konsiderohej punë e kryer.

Legati i parĂ« perandorak i IlirisĂ« nga viti 17–16 pes, Publius Silius Nerva, kaloi nĂ« Alpe pĂ«r tĂ« trajnuar trupat e tij. Disa fise panoniane, sĂ« bashku me norikĂ«t, depĂ«rtuan nĂ« Istria pĂ«r plaçkitje, dhe dalmatĂ«t gjithashtu u rebeluan. ShumĂ« shpejt, guvernatori ndĂ«rhyri dhe rifitoi kontrollin. NjĂ« vit mĂ« pas, romakĂ«t mundĂ«n SkordiskĂ«t dhe aneksuan Norikun. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ata qetĂ«suan disa fise nĂ« zonĂ«n e Alpeve Lindore.

Operacionet ushtarake romake në Ilirik u filluan nga guvernatori Marcus Vinicius, në vitin 14 dhe vazhduan edhe në vitin 13 p.e.s. Të gjitha këto trazira e detyruan Oktavianin të merrte nën kontroll të gjithë Ilirikun, i cili deri atëherë ishte kryesisht nën juridiksionin e Senatit. Në këmbim të Ilirikut në vitin e 11-të p.e.s. Oktaviani dha Qipron dhe pjesë të Galisë.[1] .[2]

Gjatë vitit 13 p.e.s. Oktaviani dërgoi një ushtri të re nën komandën e Agrippës, gjeneralit të tij më të famshëm, që nënkupton se situata për romakët ishte e rëndë. Agripa punoi si përmes negociatave ashtu edhe me ndikim personal, por ai vdiq papritmas shumë shpejt. Pas kësaj, Breukët pushuan së zbatuari marrëveshjen që kishin bërë me at. Baton Breuki, shumë më i njohur për ngjarjet e mëvonshme të kryengritjes së Batonit, shfaqet gjithashtu në dokumente. Komanda u mor nga Tiberius, (perandori i ardhshëm romak, me origjinë nga Galia). Tiberius ndërhyri kundër Skordiskëve, diku në Drina, për shkak të depërtimit të tyre në Maqedoni, së bashku me trakët . Me ndihmën e Skordiskëve, të cilët tashmë njihnin autoritetin suprem romak, Tiberius i shkaktoi humbjen përfundimtare Panonëve. Pas kësaj disfate, Breukët u nënshtruan dhe fiset ilire përreth vazhduan të paguanin taksat shtetërore. Në dimrin e vitit 11/10 Dakët gjithashtu pushtuan Panoninë, duke plaçkitur popullsinë vendase.[3]

  • Ronald Syme, in Danubian Papers, Augustus and the south slav lands, 1971, p. 21; Lentulus and the origin of Moesia, p. 44.
  • Ronald Syme, L'aristocrazia augustea, Milano, Rizzoli, 1992, ISBN 88-17-11607-6.
  • Danijel Dzino, Bellum Pannonicum: the Roman armies and indigenous communities in southern Pannonia 16 – 9 BC. Actes du symposium „Le Livre. La Roumanie. L’Europe“, Vol. 3, pp. 461 – 480. Bucarest: Bibliotheque Metropolitaine de Bucarest, 2012. ISSN 2068 – 9756
  • Gruen E. S., The expansion of the empire under Augustus. IV. The Balcans. The Cambridge Ancient History. Vol. 10: The Augustan Empire, 43 BC – AD 69, Second edition. Cambridge University Press, 1996. ISBN 978-0-521-26430-3
  1. ↑ John Wilkes - Iliri; Laus, Split 2001
  2. ↑ "Salmedin-Mesihovic-ORBIS-ROMANVS-Udzbenik za historiju klasicne rimske civilizacije -Prvi ilirski rat, s.346 - Drugi ilirski rat, s. 350". 30, Sarajevo, 2015. (nĂ« boshnjakisht). MarrĂ« mĂ« 9. 2. 2018. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave nĂ«: |access-date= (NdihmĂ«!)
  3. ↑ "Ivo Bojanovski - Bosna i Hercegovina u antičko doba, Sarajevo, 1988" (nĂ« boshnjakisht). Arkivuar nga origjinali mĂ« 14 prill 2021. MarrĂ« mĂ« 3 gusht 2022.