Shko te përmbajtja

qoshe

Nga Wiktionary

QOSHE f. bised.

1. Kënd, cep, skaj. Qoshja e dhomës (e shtëpisë). Qoshja e murit. Qoshja e rrugës. Qoshja e fletores. Gur me qoshe. Në qoshe të buzëve (të syve).

2. Skaj, vend i largët, cep; anë. Në një qoshe të largët (të humbur). Në një qoshe të qytetit. Në çdo qoshe të atdheut. Në të katër qoshet.

3. Skutë, rrëzë. Në një qoshe të shtëpisë. Rrënoi të gjitha qoshet. E la në një qoshe. Futet (rri) qosheve.

4. Vendi në të dy anët e vatrës në dhomat me oxhak, ku ulen shtruar; kryet e vendit, vendi më i mirë. Ulet (rri) në qoshe. E vunë në qoshe. Kishte zënë qoshen e vendit.

  • Qoshe mĂ« qoshe cep mĂ« cep, nĂ« çdo anĂ«. U bĂ« pĂ«r qoshe u plak, nuk Ă«shtĂ« mĂ« i aftĂ« pĂ«r punĂ« e pĂ«r tĂ« lĂ«vizur. S'ka qoshe diçka Ă«shtĂ« tepĂ«r vonĂ«, nuk ndreqet dot mĂ«. Nuk ia merr qoshen shih te MARR. TĂ« qan (tĂ« than) qoshen shih te QAJ. Qoshe e ngrohtĂ« (vend i ngrohtĂ«) keq. shih te NGROHTË (i,e). Qoshe e rehatshme keq. shih te REHATSH/ËM (i), ~ME (e). NĂ« qoshe (nĂ« krye) tĂ« vatrĂ«s shih te VAT/ËR,~RA. Rri si me qoshe rri si i zemĂ«ruar a fort i mĂ«rzitur. Ka zĂ«nĂ« qoshen

a) është plakur a është rrëgjuar e dobësuar shumë dhe s'del nga shtëpia;

b) rri mënjanë e rehat, shikon vetëm punët e veta. Mos u ul në qoshen e botës (në vend të huaj)! shih tek ULEM.