Shko te përmbajtja

Feminieli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Il femminiello, pikturuar nga Xhuzepe Bonito (1707 – 1789) midis viteve 1740 dhe 1760. femminiello Humbja e dhĂ«mbĂ«ve dhe gusha mund tĂ« jenĂ« shenja tĂ« varfĂ«risĂ« dhe kequshqyerjes. Gjerdani me koral tĂ« kuq pĂ«rshkruhet si njĂ« pĂ«rfaqĂ«sim i fatit tĂ« mirĂ«, i cili shpesh shoqĂ«rohet me femmenielli[1][2][3]

Feminieli (femiminiello) është një grup njerëzish që mishërojnë një rol të gjinisë së tretë në kulturën tradicionale napolitane.[4][5] Nga pikëpamja kulturore ky term nënkupton diçka tjetër nga koncepti i gruas trans. Ai i referohet një lloj praktike kulturore, ku shpesh përfshihet edhe prostitucioni.[6]

Bashkëkohësimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për sa i përket kuptimit të saktë së feminielit (femminiello) napolitane, ka debate të shumta, nëse feminieli mund t'i referohet termit bashkëkohor të sotëm transgjinor, i cili zakonisht përdoret në kontekste të Evropës Veriore dhe Amerikës së Veriut.[7] Edhe pse media tradicionale shpesh i ngatërron këto terma,[8] historianët theksojnë se një aspekt i feminielit është se ata janë qartësisht meshkuj, pavarësisht rolit të tyre gjinor femëror.

Shumë e konsiderojnë feminielin si një shprehje të veçantë gjinore, të lidhur fort me historinë e qytetit të Napolit, pavarësisht ekzistencës së një binarizmi të përhapur gjinor. Rrënjët kulturore mbi të cilat është ndërtuar ky fenomen i japin feminielit një status të legjitimuar shoqërisht, duke përfshirë role të veçanta familjare, ceremoniale dhe kulturore.

Studiuesi napolitan Akile dela Raxhone (Achille della Ragione) ka shkruar pĂ«r aspektet shoqĂ«rore tĂ« feminielit: “[Femminiello] Ă«shtĂ« zakonisht djali i vogĂ«l i familjes, ‘pĂ«rkĂ«dhelsi i nĂ«nĂ«s’... Ă«shtĂ« i dobishĂ«m, bĂ«n punĂ«t e shtĂ«pisĂ«, shkon pĂ«r porosi dhe kujdeset pĂ«r fĂ«mijĂ«t.”[9]

Në vitin 2009, termi feminieli fitoi njëfarë fame në median italiane pas arrestimit të një anëtari të mafies Camorra nga Napoli, Keti Grabiele (Ketty Gabriele), e identifikuar si feminieli. Gabriele, e cila kishte ushtruar prostitucion përpara se të bëhej capo (drejtuese), është referuar në median italiane si feminieli, por edhe si transeskuale ose trans.[10][11]

Feminieli nĂ« rajonin e Kampanias gĂ«zon njĂ« pozicion relativisht tĂ« privilegjuar falĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« disa ngjarje tradicionale, si Candelora al Santuario di Montevergine (Festa e KandelorĂ«s nĂ« ShenjtĂ«roren e MonteverginĂ«s) nĂ« Avellino ose Tammurriata, njĂ« valle tradicionale qĂ« kryhet gjatĂ« festĂ«s sĂ« Madonna dell'Arco nĂ« Sant’Anastasia. KĂ«to tradite pĂ«rforcojnĂ« praninĂ« dhe legjitimitetin social tĂ« feminielit nĂ« kulturĂ«n napolitane, duke i bĂ«rĂ« pjesĂ« tĂ« pandashme tĂ« ritualeve fetare dhe popullore..[12]

Në përgjithësi, feminieli konsiderohen si fatsjellës. Për këtë arsye, është një zakon i përhapur në lagjet napolitane që një feminieli të mbajë një foshnjë të sapolindur ose të marrë pjesë në lojëra fati si bingo. Më e njohura ndër to është Tombola ose Tombolata dei femminielli, një lojë tradicionale që zhvillohet çdo vit më dy shkurt, si pjesë përmbyllëse e festimeve të Candelora në Shenjtëroren e Monteverginës.[13]

NĂ« njĂ« produksion teatror tĂ« quajtur La Gatta Cenerentola (“Hirushja Mace”), nga Roberto De Simone, feminieli luan rolet e disa personazheve tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m. NdĂ«r skenat mĂ« tĂ« veçanta nĂ« kĂ«tĂ« aspekt janĂ« rosario dei femmenielli (lutja e rruzares nga feminieli) dhe il suicidio del femminiella (vetĂ«vrasja e feminielit).

Kjo tregon rëndësinë kulturore dhe simbolike të feminielit në traditën napolitane, jo vetëm si figura shoqërore, por edhe si pjesë integrale e shprehjes artistike.[14]

  • TĂ« drejtat LGBT nĂ« Itali
  • Lista e temave qĂ« lidhen me transgjinorĂ«t
  • TravestizĂ«m
  • Dy-shpirtĂ«ror
  1. ↑ "The Femminiello". portlandartmuseum.us (nĂ« anglisht). MarrĂ« mĂ« 2024-07-28.
  2. ↑ "Naples Life,Death & Miracle". www.naplesldm.com (nĂ« anglisht). MarrĂ« mĂ« 2024-07-28.
  3. ↑ Lang, Nico (11 korr 2016). "This 18th-Century Italian Painting Proves Gender Nonconformity Is Far From a Modern Invention". Slate (nĂ« anglisht). The Slate Group LLC.
  4. ↑ Fulvio, Bufi (2009). "Presa Ketty, boss "femminiello" Comandava i pusher di Gomorra". Corriere della Sera (nĂ« italisht) (February 13, 2009): 19. Arkivuar nga origjinali mĂ« 14 shtator 2015. Femminiello Ăš una figura omosessuale (..) Ăš una persona dall' aspetto effeminato o spesso un travestito. È rispettato e generalmente il femminiello viene considerato una persona che porta fortuna.
  5. ↑ Jeff Matthews. "The Femminiello in Neapolitan Culture" (nĂ« italisht). Arkivuar nga origjinali mĂ« 2011-05-15.
  6. ↑ "Naples Life,Death & Miracle". www.naplesldm.com (nĂ« anglisht). MarrĂ« mĂ« 2024-07-28.
  7. ↑ Hochdorn, Alexander, Paolo F. Cottone and Dania Vallini (2011). Gender and discursive positioning: Doing transgender in highly normative contexts. 69th Conference of the International Council of Psychologists. 29 July - 2 August 2011, Washington DC (US) http://www.icpweb.org Arkivuar 2012-03-04 tek Wayback Machine
  8. ↑ "Ketty, una trans capeggiava gli Scissionisti". corrieredelmezzogiorno.corriere.it (nĂ« italisht). Arkivuar nga origjinali mĂ« 2 tetor 2022. MarrĂ« mĂ« 8 maj 2025.
  9. ↑ Jeff Matthews. "The Femminiello in Neapolitan Culture" (nĂ« anglisht). Arkivuar nga origjinali mĂ« 2011-05-15.
  10. ↑ "Ketty, una trans capeggiava gli Scissionisti". corrieredelmezzogiorno.corriere.it (nĂ« italisht). Arkivuar nga origjinali mĂ« 2 tetor 2022. MarrĂ« mĂ« 8 maj 2025.
  11. ↑ "Arrestata Ketty, transessuale e boss a Scampia » Panorama.it - Italia" (nĂ« italisht). Arkivuar nga origjinali mĂ« 2009-04-22. MarrĂ« mĂ« 2011-12-08.
  12. ↑ "Traditional Dances - The Tummurriata". liceoumberto.eu (nĂ« anglisht). Arkivuar nga origjinali mĂ« 25 mars 2012. MarrĂ« mĂ« 7 maj 2018.
  13. ↑ "Tombolata dei Femminielli: divertimento e tradizione ad Avellino". irpinianews.it (nĂ« italisht). Arkivuar nga origjinali mĂ« 31 maj 2013. MarrĂ« mĂ« 7 maj 2018.
  14. ↑ "The Songs of LA GATTA CENERENTOLA - Roberto de Simone - Universitas adversitatis - Organiser Ed Emery". www.thefreeuniversity.net (nĂ« anglisht). Arkivuar nga origjinali mĂ« 10 mars 2012. MarrĂ« mĂ« 7 maj 2018.